Derbi i Tiranës fitohet nga Partizani

Partizani ka triumfuar kundër Tiranës në ndeshjen e Javës së 24-të të “Abissnet Superiore” në stadiumin “Air Albania”.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Tirana ka shënuar golin e avantazhit  në minutën e shtatë përmes Latifit, ndërsa Partizani ka barazuar në minutën e tridhjetë e një me Skukën.

Fitoren e Partizanit e ka vendosur Cara në minutën e dyzet e dytë.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e dyzet pikëve dhe mban vendin e dytë, ndërsa Tirana mbetet me në vendin e katërt me tridhjetë e katër pikë. Aktualisht tabela kryesohet nga Egnatia me dyzet e tetë pikë. 

Go to TOP