Abazi: Deklarata e Hovenierit për partneritet-moment alarmi për Qeverinë dhe Kurtin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë për Front Online se sa i përket partneritetit me ShBA-të asnjëherë nuk është dhënë ndonjë deklaratë me e qartë dhe më e drejtpërdrejtë sesa ajo e ambasadorit amerikan Hovenier.

“Ai ka qenë eksplicit, nuk ka lën hapësirë fare për interpretim dhe mendoj se është moment alarmi për rishikim nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Abazi.

E, dëmtimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas Abazit do t’i kushtoj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij.

“Unë mendoj se do i kushtoj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë e jo Kosovës përtej asaj duke pas parasysh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lobi shqiptar në Amerikë janë në nivelin e njëjtë të seriozitetit për sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka thënë ai.

Go to TOP