Haxhiu uron Ditën e të Dashuruarve dhe trevjetorin e fitores së VV-së
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka uruar qytetarët për Ditën e të Dashuruarve dhe trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas mbledhjes që qeverisë ku u miratuan disa projektligje, ajo tha: “Uroj qytetarët për Ditën e të Dashuruarve dhe për trevjetorin e ditës së ndryshimit të madh, ditës ku qytetarët e Republikës së Kosovës me mbështetje të madhe na dhanë për t’i shtyrë përpara reformat që i kemi premtuar para tyre”.
