Rohde vlerëson lartë bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në legjislativ

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se marrëdhënia e veçantë mes Gjermanisë dhe Kosovës ekziston edhe në nivel parlamentar.

“Aktualisht, një delegacion nga Bundestagu, Grupi i Miqësisë së Evropës Juglindore po viziton Kosovën shkroi ai në ‘X’.

Ai bëri me dije se një pjesë e programit të delegacionit zhvillohet në Mitrovicë ku deputetët vijnë së bashku me përfaqësues të komunitetit serb. /Kosova.info/

Go to TOP