Arrestohen tre të dyshuar për grabitje në Prishtinë
Sot nga hetuesit policorë të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale grabitje.
Rasti ka ndodhur me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.
– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar, me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej.
