Projekti i USAID-Komunë e Gjakovës ‘Kontrata Sociale’ po konkretizohet
Në punëtorinë “Hartimi i Agjendës Sociale”, zyrtarët komunalë bashkë me qytetarët pjesëmarrës kanë propozuar disa projekte të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës në komunitet.
“Përmes votës së tyre, ishin vetë qytetarët, ata të cilët zgjodhën dy projekte të cilat do të financohen nga USAID dhe Komuna e Gjakovës. Gjatë prezencës së tij në hapjen e punëtorisë, Kryetari i Komunës Ardian Gjini u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti, i cili do të intensifikojë bashkëpunimin e qytetarëve me komunën dhe në të njëjtën kohë edhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje”, njofton Komuna e Gjakovës. /Kosova.info/
Prev Post
Drita prezanton Ensar Huruglicën
