City merr fitore të lehtë nga Burnley

Burnley nuk ka arritur t`i krijojë vështirësi skuadrës së Manchester Cityt në ndeshjen e Javës së njëzet e një të Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka arritur të fitojë me rezultat 3-1.  

Pjesa e parë në “Etihad Stadium” është mbyllur me dy gola të Alvarez (16′, 22′), duke i çuar “qytetarët” në pushim me epërsi të dyfishtë. 

Menjëherë pas kthimit City e ka rritur epërsinë në 3-0 me golin e Rodri (46′). 

Gjithë çfarë ka mundur të bëjë skuadra mysafire ka qenë ngushtimi i rezultatit me golin e  Al-Dakhil (90+3′). 

Pas kësaj ndeshje City gjendet e dyta në tabelën e kryesuar nga Liverpool. 

Go to TOP