Katari dhe Jordania kalojnë në çerekfinale

Katari dhe Jordania kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë, pas fitoreve nga Palestina, respektivisht nga Iraku.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Al Bayt Stadium”, vendi organizator i turneut ka fituar nga Palestina me rezultat të ngushtë 2-1. 

Palestinezët kanë kaluar në epërsi me golin e Dabbagh në minutën e tridhjetë e shtatë, por pastaj  Al Haydos (46′) dhe Afif (49′) nuk kanë lejuar befasinë. 

Ndërsa në “Khalifa International Stadium”, ku Jordania ka fituar me rezultat 3-2 janë shënuar pesë gola. Al-Naimat (45+1′),  Al-Arab (90 + 5′) Al-Rashdan (90 + 7′ kanë shënuar për jordanezët, ndërsa Natiq (68′) dhe Hussein (76′) kanë realizuar për irakianët. 

Go to TOP