UNRWA mund të funksionojë vetëm edhe një muaj nëse financimi nuk rifillon
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se do të detyrohet të ndalojë operacionet humanitare në Gaza për katër javë nëse mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë nuk rifillojnë financimin.
“Nëse financimi nuk rifillon, UNRWA nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë shërbimet dhe operacionet e saj në të gjithë rajonin, duke përfshirë Gazën, pas fundit të shkurtit,” tha një zëdhënës.
Rumania dhe Austria janë vendet më të fundit që ndaluan pagesat ndaj agjencisë mbi akuzat izraelite se disa nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, duke iu bashkuar MBbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, ShBA-së, Australisë e Kanadasë.
