LDK mblidhet në Rugovë, Abdixhiku me një porosi

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në një takim pune, takim ky që është zhvilluar në Rugovë.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, derisa thotë se ky takim është “drejt mobilizimit të madh”.

“Takim pune me nënkryetarë, sekretarë, drejtues parlamentarë e me dy forumet. Drejt mobilizimit të madh”, ka theksuar ai.

Abdixhiku në vazhdimësi është duke takuar strukturat e partisë së tij nëpër komuna, ku ditë më parë ai ka thënë se koha e LDK-së, po vjen. /Kosova.info/

Go to TOP