Ringjallet “Urdhri Mjekut Veterinar”: Anëtarësohen mbi 200 veterinerë
Urdhri Mjekut Veterinar, ka shënuar një hap madhështor brenda harkut kohor dhjetë ditor duke mbledhur rreth vetes 200 veterinerë privat dhe shtetëror.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i UMV-së, “Ky angazhim masiv është një dëshmi e qartë e nevojës për zgjimin dhe fuqizimin e Urdhrit tonë. Detyrat dhe përgjegjësitë që na ngarkon ligji për “familjen veterinare” janë të mëdha dhe po rriten çdo ditë. Ne synojmë të ngjitemi në një nivel evropian, duke u përgatitur për sfidat që na presin”, tha ai.
Resuli shfaqi bindjen që deri më 31 Mars, do të jemi dyfish, trefish, madje katërfish më të shumtë, më të bashkuar dhe më të fortë.
“Së bashku, do të nisim një udhëtim të palëkundur për të bërë profesionin e Mjekut Veterinar jo vetëm të vlerësuar, por edhe të dëshiruar nga ata që e ndjekin. Ne kemi bërë diçka , por shumë më shumë na pret pas 31 Marsit. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë mision!”, ka shkruar Resuli. /Kosova.info/
