Netanyahu: Kam një iniciativë për lirimin e pengjeve, por nuk ka propozim nga Hamasi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë familjarëve të pengjeve që po i mban Hamasi, se ai ka një iniciativë për të siguruar lirimin e pengjeve, por sipas tij nuk ka propozim të vërtetë nga Hamasi.

“Përkundër asaj që thonë ata, nuk ka asnjë propozim të vërtetë nga Hamasi – kjo nuk është e vërtetë. Unë e them këtë sa më qartë që mundem sepse ka kaq shumë gjëra të pavërteta që duhet t’ju mundojnë”, tha ai.

“Në të kundërt, ka një iniciativë e jona, dhe unë nuk do të elaboroj”, shtoi shefi i qeverisë izraelite, raporton CNN.

Të dielën, Netanyahu tha se në këmbim të lirimit të pengjeve Hamasi kishte kërkuar përfundimin e luftës, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe “lirimin e të gjithë vrasësve dhe përdhunuesve”.

“Nëse pajtohemi me këtë – ushtarët tanë ranë kot. Nëse pajtohemi me këtë, nuk do të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri i Izraelit.

Go to TOP