Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhet pushkë, municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro
Një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë ku kishte municion e ari në vlerë prej 7 mijë eurosh është vjedhur në një shtëpi në Lipjan.
Rasti po hetohet.
“VJEDHJE E RËNDË- Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore.”
