Tiranë: Dogjën ekskavatorin me vlerë 150 mijë euro, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i kanë vënë flakën dhe kanë djegur plotësisht një mjet pune, ekskavator me vlerë 150 mijë euro.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.
“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (ekskavator) me vlerë 150 mijë euro”, bën me dije policia e Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
