Pulisic zgjidhet futbollisti i vitit në ShBA për herë të katërt

Christian Pulisic është zgjedhur futbollisti i vitit në ShBA për herë të katërt rresht. 

Pulisic ndihmoi ShBA-në të fitonte Ligën e Kombeve CONCACAF 2022-23, ku u shpall lojtari më i mirë. 

Anësori ka qenë në formë të jashtëzakonshme që kur iu bashkua skuadrës së Milanit në Seria A gjatë korrikut të vitit të kaluar.

Pulisic tani ka barazuar rekordin e Landon Donovan prej katër çmimesh.

“Është një nder ta fitoj këtë çmim sërish për herë të katërt”, ka thënë Pulisic. “Ishte një sezon i jashtëzakonshëm për mua. Gjithmonë më pëlqen të luaj me Kombëtaren dhe të fitoj më shumë trofe me Kombëtaren”.

Go to TOP