13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në Kçiq
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.
“Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi”.
