Vogel: Është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën

Hulumtuesi i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel, përmes një postimi në “X” është shprehur se është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën.

Ai tha se gjithashtu është koha që Bashkimi Evropian të revokojë masat e saj, siç i quajti ai, të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës.

“Përkujtim periodik se pikërisht tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Vogel.

https://twitter.com/tobyvogel/status/1744326117475996144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1744326117475996144%7Ctwgr%5Eb922fb742e00b61cb80a3bd87e7684b55e27312c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Feksperti-nga-brukseli-tani-eshte-momenti-qe-spanja-dhe-kater-shtet-tjera-ta-njohin-kosoven%2F
Go to TOP