Spanja njohu pasaporten e Kosovës – “pasaporta e Kosovës po forcohet në vitin 2024”!?
Shkruan: Albert Prenkaj – Ambasador
Validimi i pasaportës së Republikës së Kosovës edhe nga ana e Spanjës është lajm shumë i mirë për qytetarët e Kosovës të cilët me liberalizimin e vizave tashmë mund të udhëtojnë në zonën Schengen.
Greqia pranoj vendosjen e vizave në pasaport të Republikës së Kosovës që në vitin 2012, me qëndrime konstruktive të avansuara, ama nuk e ka njohur ende Kosovën, andaj nuk mund të flasim për relacione normale në mes dy vendeve, meqë njohjen nga Greqia e komprometoj
mu kjo nomenklaturë
qeverisëse duke rrefuzuar linjën e gasit të lëngët që do të vinte nga Aleksandropolisi i Greqisë. e që është projkt i SHBA-së, si alternativë ndaj gasit rus.
Ajo që duhet thënë për opinionin publik është se mu ashtu si mundësia e vizitës së Spanjës dhe vendet tjera të BE-së me pasaport të Kosovës nuk është rezultat i ndonjë impenjimi të veçantë të politikës së jashtme të kësaj garniture qeverisëse, sepse është ky rezultat i një politike të vazhdueshme të Politikës së Jashtme të disa qeverive pararendëse,
e që aso kohe e kundërshtonte me ngulm organizmimi politik që sot qeverisë vendin.
Në të njëjtëm kohë njohja e “reciproke” e targave Kosovë – Serbi, është poashtu një përparim në relacionet në mes dy vendeve dialoguese. Por një element tejet me rëndësi për qytetarët e Kosovës është se shteti i Serbisë është kujdesur që në hyrje të pikë-kalimeve të vendosë tabele në gjuhën angleze dhe atë serbe në shkrim cirilik, njoftimin i cili sqaron qëllimin e validimit të targave të lëshuara, siç thonë ata, të Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës”, që “nuk prejudikon statusin final të Kosovës”, duke pasur parasyshë Rezolutën 1244 të OKB-së. Për autoritetet në Beograd kjo flet për njohjen e gjendjes së re të krijuar në Kosovë, por jo dhe njohje de facto, siç po pretendohet.
Lëshimet që i janë bërë palës kosovare gjatë dialogut nga kërkesat e saja për njohje nga pesë (5) vendet mosnjohëse të BE-së, dhe nga “njohja në qendër” në mes Kosovës dhe Serbisë, po rezultojnë me kompromise: liberalizim të vizave (kërkesë e vjetër e Kosovës), përfshirë vendet mos-njohëse, dhe kthim tek diplomacia e targave.
Kjo konsiderohet e arritur – forcim i pasaportës së Kosovës në vitin 2024, si kompromis për pranimin e autonomisë substanciale të pranuar në Bruksel dhe Ohër në vitin 2023?
Siç potencojnë njohës të rrethanave, na del se palët e involvuara në dialog për “Normalizim të Marrëdhënieve”, pra: Kosova dhe Serbia, përfshirë Brukselin, bëjnë koncesione tekniko-politike për nevoja elektorale të vitit në të cilin posa hymë.
