Komandanti i KFOR-it, Drejtori i AKI-së dhe ai i Policisë në takim
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar këtë të premte, Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
Takimi është mbajtur në “Camp Film City” në Prishtinë, derisa theksi ka qenë të bashkëpunimi ndërinstitucional.
“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it ka shprehur rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.
