Heqja e stikersave lehtëson qarkullimin e automjeteve

Qarkullimi i veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë lehtësuar. Kjo pasi tashmë qytetarët nuk janë të detyruar të bëjnë vendosjen e stikersave.

Në pikën kufitare në Jarinjë, veturat RKS të cilat po qarkullojnë nga Serbia, nuk kanë të vendosura stikersa, ndërsa qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim.

Ndryshe në pikën kufitare në Jarinjë gjatë ditës ka pritje/kolonë deri në 2 km, gjë që nuk ndodhë zakonisht, por shumë mërgimtarë kanë zgjedhur këtë pikë kufitare për t’ u kthyer për shkak të kolonave të gjata në pikat tjera kufitare.

RTK merr vesh se gjatë këtyre ditëve në Jarinjë qarkullojnë 700 deri në 800 automjete në ditë.

Go to TOP