Tri fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë të pijes

KRU Mitrovica ka njoftuar se tri fshatrat në këtë rajon kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

“Si pasoje e një defekti në stacionin e pompave, Frashëri, Priqi dhe një pjesë e Bairit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes”, njofton KRU Mitrovica.

Tutje thuhet se defekti pritet të sanohet nesër ne orët e pasdites kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes. /Kosova.info/

Go to TOP