Gjyqtari Agim Kuçi konfirmon se hajnat ia kanë thyer shtëpinë një natë më parë

Prishtinë- Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë Agim Kuçi ka konfirmuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur vjedhje gjatë natës.

Ai ka deklaruar se vjedhja ka ndodhur gjatë kohës sa në shtëpi nuk ishte askush.

“ Po, po mbrëmë ka ndodh, në detaje nuk….Policia i ka të gjitha detajet, s’ka qenë kërkush në shtëpi, dhe më ka njoftu Policia që u thy”, tha gjykatësi Kuçi për “BetimipërDrejtësi”.

Për më shumë detaje, Kuçi tha t’i drejtohemi Policisë, mirëpo nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë vjedhje.

Go to TOP