Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror në rrugën Koshuticë – Leposaviq,
Sot në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Kosovës, në tri raste të ndara.
Në rastin e parë në një veturë me targa serbe ku ishin dy të dyshuar, kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë).
Kurse, në rastin e dytë ishte një kamion me targa të RKS-së ku kishte të ngarkuar drunj. Ndërkaq, rasti i tretë është një veturë me targa serbe dhe ishte e ngarkuar me ambalazh të birrave.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
