Policia e Kosovës sekuestron sirenat e strukturave paralele serbe në veri
Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat alarmuese në veri të Mitrovicës.
Këto sirena, keqpërdoreshin nga strukturat paralele të Serbisë, dhe ato aktivizoheshin saherë që grupet kriminale serbe, tentonin t’i mblidhnin qytetarët për huliganizëm e protesta në rrugë ndaj autoriteteve të Kosovës.
