Haradinaj kujton komandantin Lulzim Morina: Ndihemi krenar me kontributin e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin Lulzim Morina në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Lulzim Morina shquhej për heroizmin e rrallë.

“Lulzim Morina, i njohur si Komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP