Unitedi ia ndal hovin Liverpoolit

Arsenal mbetet në krye të Premier League. Kjo i është mundësuar falë barazimit të Liverpool me Manchester United.

Dy skuadrat e njohura e kanë mbyllur ndeshjen pa gola të dielën në “Anfield”. 

Përpjekjet e Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Dominik Szoboszlai nuk kanë mjaftuar për ta gjetur edhe golin. Nga ana tjetër as Rasmus Hojlund nuk është treguar konkret. 

Nga fundi i ndeshjes United ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Dalot ka dalur me karton të kuq. 

Pas kësaj ndeshje, Arsenal kryeson tabelën e Premier League me tridhjetë e nëntë pikë, një më shumë se Liverpool. Manchester United gjendet në pozitën e shtatë.  

Go to TOP