Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se katër ushtarë të tjerë janë vrarë në Gaza
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se katër ushtarë të tjerë janë vrarë në betejat brenda Rripit të Gazës.
Sipas njoftimit të IDF-së, të katër ushtarët e vrarë po luftonin në Rripin jugor të Gazës.
Tutje, bëhet e ditur se deri të tani, 96 ushtarë të IDF kanë vdekur në beteja brenda Rripit të Gazës.
Në deklaratën e IDF-së thuhet gjithashtu se 12 ushtarë janë plagosur rëndë gjatë fundjavës.
