Ministri i Jashtëm egjiptian takohet me ligjvënësit amerikanë
Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry është takuar në Washington me senatorët amerikan.
Në takimin që zhvilloi me Ted Cruz, Marco Rubio, Lindsey Graham dhe Chris Coons, u tha se u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe përpjekjet për të ndaluar luftën në Gaza.
Gjithashtu u diskutua edhe për dërgimin e ndihmave humanitare dhe diskutuan çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.
