Zyberaj bashkon Ramën dhe Ruton në Dubai, ia bën ‘tagg’ edhe Pacollit: Më vjen mirë që i shoh dy liderët duke diskutuar
Jetlir Zyberaj, këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka treguar se po merr pjesë në Samitin e Liderëve të COP 28, i cili po mbahet në Dubai.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kenias, William Ruto.
Zyberaj në postimin e tij e ka etiketuar edhe Behgjet Pacollin.
“Sot në Dubai në margjinat e Samitit të Liderëve të COP28, Kryeministri Edi Rama pati një takim me Presidentin e Kenias William Ruto, ku mora pjesë edhe unë. Më vjen mirë të shoh dy liderët duke diskutuar për thellimin e marrëdhënieve që do të jenë gjithashtu të dobishme për Kosovën”, ka shkruar tutje Zyberaj.
