Komuna e Prishtinës njofton se alarmi publik do të testohet të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet gjatë ditës së shtunë.

Testimi do të kryhet nga ora 12:05 me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda, njofton komuna.

“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023  (e shtunë)  ora 12:05 më zë të njëtrajtshëm dy here nga 30 sek”, ka bërë të ditur komuna në llogarinë e saj në Facebook.

Go to TOP