Rrugët, Peqan – Ridestinohen mjetet, kritikon opozita

Paratë që u përdorën për një rrugicë në fshatin Peqan të Suharekës, në fakt ishin planifikuar për një tjetër. Bëhet fjalë për atë “Selim Fondaj”, e cila po thuhet se s’u asfaltua për shkaqe pronësore.

”Unë 1 metër e 20 prej murit i kam lëshu me dëshirë, le të jetë rruga më e gjerë, por kojshia ka hy me mur në rrugë, unë kam thënë dy metra shtroni, por pjesën teme mos e prekni”, deklaroi banori, Ilmet Fondaj.

Kështu thotë edhe i pari i Suharekës, Bali Muharremaj. Andaj sipas këtij me kërkesë të kryesisë së fshatit, u vendos që në vend të saj, të shtrohet tjetra.

”Me pas kontekst me një rrugë, me vendim të kryetarit bëhen ndryshime brenda fshatit, ato mjete nuk kthehen nuk shkojnë suficit, por shkojnë në një rrugë në atë fshat”, tha Muharremaj.

E opozita në këtë qytet thotë se për këto procedura duhet kërkuar edhe aprovimi i asamblesë komunale.

”Kryetari nuk e ka të drejtën sepse është asambleja, ajo që duhet me e marrë vendimin për me e tjetërsu një projekt apo jo, kryetari sipas ligjit mundet veç në 5 % të projektit me ba devijime. Ka rrugë të tjera pa shtru, po shtrohen rrugica familjare”, pohoi Asamblisti i LDK-së, Urim Suka.

Tutje Suka, tregon se për rrugën Hamdi Gashi është hapur tender për shtrim, por që kjo gjë ka përfunduar vite më parë.

Për këtë nga komuna thanë se ka ndodhur një gabim në emrin e udhës, dhe se bëhet fjalë për disa segmente të asaj kryesore që është Nysret Gashi, e që janë asfaltuar.

Go to TOP