Mitrovicë e Veriut: Arrestohen tre persona, njëri nga ta kërkohej për laborator droge

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, pas kontrollit të një automjeti ku është gjetur drogë e llojeve të ndryshme e para kesh.

Në makinë është gjetur “sasi e dyshuar e kokainës me peshë rreth 10 gramë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 98 gramë, para (kesh) 83540 dinarë të Serbisë dhe 205 euro dhe katër (4) telefona mobilë”.

Ndërkaq gjatë verifikimit të personave të ndaluar, ka rezultuar se njëri i dyshuar (serb) ka urdhër arrest aktiv në lidhje me veprën penale për narkotik/laborator droge.

Për të tre dyshuarit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Go to TOP