Vetaksident në autostradë, dyshohet se vetura mori flakë (FOTO)
Një vetaksident ka ndodhur në autostradë në afërsi të Veternikut.
Si pasojë, një veturë duket se ka marrë flakë nga ky rast.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit.
Nuk dihet ende se cili është bilanci i kësaj ngjarje.
Klankosova.tv ka pyetur në polici për informacione shtesë, por deri në momentin e publikimit të lajmit s’ka marrë përgjigje.

