Rrustem Mustafa udhëton për në Hagë, ftesë nga Specialja
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, sot (e premte) do të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë, me ftesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ish-komandanti i UÇK-së e ka konfirmuar, në rrjetin social Facebook, se do të udhëtojë në Hagë javën e ardhshme, teksa ka deklaruar se atje do të intervistohet nga Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, mu konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
