Murati tha se do të ketë rritje të pagave, Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nominalisht i rrit pagat, por realisht mashtron.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publikë.
“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka shkruar Tahiri.
Reagimi i deputetit Tahiri vjen pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024, kurse ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Go to TOP