Zgjatën punimet në Bardhosh, ankohen banorët

Banorët e fshatit Bardhosh të Prishtinës ankohen se punimet në rrugën e lagjes së tyre po zgjaten. Kurse nga Komuna e Prishtinës i thanë RTK-së se punimet mund të përfundojnë në nëntor, nëse premtojnë kushtet atmosferike.

Kjo është rruga në të cilën kalon çdo ditë

Zenun Pajaziti nga fshati Bardhosh i Prishtinës thotë se punimet në rrugën “Skënderbeu”, kanë nisur më shumë se një vit por projektit ende nuk po i shihet fundi.

“Problemi me rrugën katastrofë. Mbi një kilometër ecim në këmbë. Një sëmundje me ndodhë, çfarë të bëjmë”, deklaroi ai.

Banorët e tjerë thonë se vështirësi më së shumti po paraqitet edhe për të, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët e nxënësit.

Madje rrezik në këtë rrugë, sipas tyre, janë edhe pusetat që kanë mbetur të hapura.

“Prej marsin është kjo gjendje. Një vit është i gjate me mbete rruga kështu. Dikush që është përgjegjës me tregua se për sa kohë është planifikuar kjo rrugë”, tha banorja Fitnete Reka- Selmani.

Moskryerjen e punimeve, drejtori i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, i arsyeton me disa instalime nëntokësore.

“Ne ketë rrugë nuk kanë qenë të planifikuara disa instalime nëntokësore dhe as rrjeti i kanalizimit dhe i ujit, prandaj ka pasur vonesa”, tha Xhaferi.

Go to TOP