Anglia kërkon fitore ndaj Italisë
Kombëtarja e Anglisë sot do të përballet me kombëtaren e Italisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembly” në Angli me fillim nga ora 20:45.
Aktualisht Anglia renditet në vendin e parë në grupin C me 13 pikë, kurse Italia gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë.
Me një fitore eventuale, Anglia do ta kalonte grupin si lidere e grupit, ndërsa Italia do të duhet të përballet me Ukrainën.
E treta në grup është Ukraina me 10 pikë, e katërta është Maqedonia e Veriut me 7 pikë ndërsa në fund të tabelës është Malta me zero pikë.
Prev Post
Çfarë tha Macron për vizat?
