Disa lagje të Prishtinës me reduktime të ujit të pijes

KRU “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të kenë reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm.

Kjo pasi, sipas njoftimit, nga Departamenti i Cilësisë së Ujit u ka ardhur një kërkesë për uljen e sasisë së ujit në trajtim në Badoc.

“Me kërkesë të departamentit të cilësisë se ujit, kemi ulur sasinë e ujit në trajtim nga ITUP Badoc, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit. Jemi duke punuar me 35 % të kapacitetit, andaj ulja e trajtimit do të ndikojë që zonat të cilat furnizohen nga Badoci do të afektohen me reduktime”.

“Graçanica do reduktohet nga ora 22:00-5:00, zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do të kenë çrregullime në furnizim me ujë”, theksoi Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.

Kompania nuk bëri të ditur se kur do të kthehet normaliteti në furnizim me ujë të pijshëm. /Kosova.info/

Go to TOP