Qytetarët mund ta përdorin biçikletën edhe në rrugën ‘Sami Plakolli”

Qytetarët që përdorin biçikletën e trotinetin si mjet transporti tani kanë edhe një shirit të ri të dedikuar për ta, përgjatë rrugës “Sami Plakolli” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Kjo rrugë e rëndësishme lidhë dy lagjet Kodrën e Trimave dhe Arbërinë me Qendrën.

Po ashtu Rama ka njoftuar edhe se së shpejti fillon asfaltimi i Parkingut të madh në lagjen “Kodra e Trimave”.

Sipas tij në këtë hapësirë do të vendoset:

– Tregu i drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.

– Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion.

– Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve”.

“Komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt”, ka shkruar Rama.

Go to TOP