Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Adrian Krasniqin.

Ai ka thënë se Adriani mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë.

“Çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin, themeltar i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës për liri ndaj pushtuesit”.

“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në ditët e lavdisë. Ishte i dashur, i edukuar dhe i guximshëm. Gjithmonë besonte në liri, për të cilën dhe u përjetësua 26 vjet më parë. Adriani mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë. Lavdi për Adrianin dhe për gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Go to TOP