Berisha: Bashkëpunimi Rama-Vuçiq, faktor destabilizues për rajonin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë qëllim ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Në senacën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Sali Berisha u shpreh se, “sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiqit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiqit dhe i Beogradit”.

“E denoncoj sot sepse në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd”, ka theksuar Berisha.

Sipas Berishës, Rama ka për qëllim të mbronte Vuçiqin.

“Kishte për qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës, klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste, të dërguara nga Serbia, të armatosura në Serbi. Dhe të strehuara tani në Serbi. A e shihni pra, se si u përdor sot, kjo platformë?”, ka thënë ai

Sipas tij, Rama dhe Vuçiq kanë vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb, sipas projektit të serbomadhisë.

“Unë garantoj shqiptarët se Edi Rama vazhdon si argat i Vuçiqit, çdo ditë dhe çdo javë dhe muaj, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb. Sipas projektit të serbomadhisë”, ka deklaruar Berisha. /Kosova.info/

Go to TOP