Gjobiten pronarët e kiosqeve afër shkollave në Gjilan, shkelën ligjin kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç 

Komuna e Gjilanit ka njoftuar të mërkurën se Drejtoria e Inspekcionit ka gjobitur pronarët e disa kiosqeve që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare.

Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave.

Sipas komunës, një gjë e tillë është vërtetuar pas inspektimeve.

“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë Hyseni. 

Go to TOP