Arrestohet një person i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar T.B (serb) 51-vjeç, i dyshuar për “Krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që ta arrestojnë pasdite të dyshuarin në Merdar.
“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë. Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
