40 vjet pas vrasjes së një gruaje në ShBA, arrestohet i dyshuari në bazë të ADN-së

Policia e Kalifornisë kanë bërë një arrestim në lidhje me një rast të ndodhur 40 vjet më parë pasi ADN-ja e tij dyshohet se e lidhi atë me vrasjen e një gruaje 37-vjeçare.

Më 27 qershor 1983, oficerët policorë shkuan për të hetuar një rast të një gruaje të vdekur, lakuriq në Rohnert Park, pranë Universitetit Shtetëror Sonoma, tha Zyra e Sherifit në një deklaratë.

Gruaja, e identifikuar si Noelle Russo, ishte rrahur për vdekje.

Më 2 tetor të këtij viti, 65-vjeçari Alfredo Carretero Jr. u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Russos, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Sonoma, raporton People.

Dominique Espinosa, nëna e të cilit, Laura Serbin, ishte shoqe e ngushtë me Russon, i tha KGO, degë e ABC-së, se Russo u zhduk pas një nate jashtë në 1983.

Detektivët patën disa të dyshuar gjatë viteve, por asnjë nuk u arrestua.

Nga viti 2010 deri në vitin 2023, autoritetet paraqitën disa prova për analizën e ADN-së në Laboratorin e Krimit të Qarkut Santa Clara dhe Institutin e Kërkimeve Serologjike.

Një nga personat fillestarë të interesit, Carretero, u identifikua pozitivisht si i dyshuar në vrasjen e Russo bazuar në ADN dhe prova të tjera.

Detektivët morën një urdhër për arrestimin e Carreteros në lidhje me vrasjen e Russos.

Më 2 tetor, detektivët arrestuan Carreteron i cili u dërgua në Qendrën kryesore të Paraburgimit për të Rritur me akuzën e vrasjes, kurse ai momentalisht po mbahet pa lirim me kusht.

Go to TOP