Kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar mbështet plotësisht Izraelin

James Cleverly, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale duke mbështetur sulmet izraelite në Gaza.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmi”, tha ai në një video të postuar në X. “Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në mënyrë proporcionale”, raporton euronews.

“E vërteta e çështjes është se ky ishte një sulm terrorist, i kryer nga Hamasi, të cilët janë të vendosur në Gaza, duke u mbrojtur në mesin e popullit palestinez në Gaza. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Izraelin ndërsa ai kërkon të mbrohet kundër këtij sulmi brutal terrorist i nisur nga Hamasi”.

Go to TOP