Obiliq, nisin punimet për asfaltimin e rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin

Komuna e Obiliqit njofton se nisin punimet në projektin asfaltimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në segmentin II të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin, i cili po realizohet në kuadër të programit ROMACTED II.

Sipas njoftimit, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër fillimin e punimeve në projektin asfaltimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në segmentin II të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin, projekt ky i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Obiliqit, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian-ROMACTED II.

Mjekiqi, ka theksuar se: ”Komuna e Obiliqit, si komunë multietnike, në vazhdimësi po realizon projekte të cilat kanë për qëllim ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim.” /Kosova.info/

Go to TOP