Aksident në Vlorë, një 23-vjeçare përplaset me gjashtë automjete

Një 23-vjeçare në Vlorë ka humbur kontrollin e veturës dhe për pasojë është përplasur me gjashtë automjete të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, shkruan TCH.

Bëhet e ditur se 23-vjeçare është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Go to TOP