Komandanti izraelit u vra në ‘përballje me një terrorist’
Një komandant izraelit është vrarë në një “përballje me një terrorist”, ka konfirmuar ushtria e vendit.
Nënkoloneli Yonatan Steinberg ishte komandanti i Brigadës Nahal, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), shkruan Skynews.
“U lejua të publikohej se komandanti i Brigadës “Nahal”, nënkoloneli i ndjerë Yonatan Steinberg, u vra sot në një përballje me një terrorist pranë Kerem Shalom”, tha një zëdhënës.
42-vjeçari ishte në rrugën e tij për “një shkëmbim zjarri” që po zhvillohej nga trupat e tij në momentin që u vra, vazhdoi deklarata.
“IDF ndan dhimbjen e familjes dhe do të vazhdojë ta shoqërojë atë”, përfundoi ai.
