Dhuna mes Izraelit dhe Gazës nëpërmjet fotografive

Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë.

ShBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.

Breshëri raketash goditën Izraelin më 7 tetor. Raketat u hodhën nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. 

Palestinezët grumbullohen afër një tanku të ushtrisë Izraelite që u shkatërrua nga një sulmues palestinez që u infiltrua në jug të Izraelit, pranë kufirit me Izraelit dhe Gazës. 

Disa makina të goditura nga raketat e lëshuara nga Hamasi në Ashkelon, në jug të Izraelit më 7 tetor. 

Zyrtarët policorë evakuojnë një grua me vajzën e saj, pasi një raketë godet Ashkelonin. 

Sulmet izraelite në qytetin e Gazës më 7 tetor. Izraeli tha se është "në luftë" pas sulmit masiv të nisur nga Hamasi në orët e para të së shtunës. 
Sulmet izraelite në qytetin e Gazës më 7 tetor. Izraeli tha se është “në luftë” pas sulmit masiv të nisur nga Hamasi në orët e para të së shtunës. 
Qytetarët shuajnë makinat e djegura, që u goditën nga raketat e lëshuara nga Gaza. Ashkelon, 7 tetor 2023. 

Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar militantët e Hamasit se do të paguajnë "çmim të lartë" për sulmet me raketa në territorin e Izraelit. 
Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar militantët e Hamasit se do të paguajnë “çmim të lartë” për sulmet me raketa në territorin e Izraelit. 
Një pjesëtar i forcave të sigurisë së Izraelit në Sderto, qytet në jug të Izraelit ku u raportua për përleshje mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë. 

Sulmet e Hamasit në jug të Izraelit. 
Sulmet e Hamasit në jug të Izraelit. 
Palestinezët duke u strehuar në një shkollë në qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite më 7 tetor. 

Rezervistët e ushtrisë izraelite duke u transportuar me makina për në bazën e tyre ushtarake në jug të Tel Avivit më 7 tetor 2023. 

Go to TOP