Sulmi rus vret një djalë 10-vjeçar në Kharkiv të Ukrainës
Një sulm rus ka vrarë një djalë 10-vjeçar në Kharkiv në verilindje të Ukrainës.
Sulmi me raketë ka vrarë gjithashtu gjyshen e djalit dhe plagosi një fëmijë 11-muajsh, tha ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, në Telegram, shkruan Euroneës.
Diku tjetër në rajon, fshatarët u përgatitën të varrosnin të vdekurit e tyre pas një sulmi një ditë më parë që vrau të paktën 52 civilë në një nga sulmet më vdekjeprurëse në luftë në muajt e fundit.
Gazetarët e Associated Press panë ekipet e emergjencës duke nxjerrë trupin e djalit nga rrënojat e një ndërtese pas sulmit herët në mëngjes. Ai kishte veshur pizhame me një dizajn Spider-Man.
Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, tha se gjithsej 30 persona u plagosën. Operacionet e shpëtimit po vazhdonin.
